• сабота, 22 февруари 2025

Berbok nuk e përjashton mundësinë për pjesëmarrje të Gjermanisë në mision paqeruajtës në Ukrainë

Berbok nuk e përjashton mundësinë për pjesëmarrje të Gjermanisë në mision paqeruajtës në Ukrainë

Berlin, 23 janar 2025 (MIA) - Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok deklaroi se një mision i mundshëm paqeruajtës në Ukrainë duhet të përfshijë evropianë, si dhe përfaqësues nga rajone tjera, dhe nuk e përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes së përfaqësuesve gjermanë. 

Lidhur me mundësinë e dërgimit të trupave gjermane në Ukrainë, Berbok theksoi se po shqyrton "elemente të ndryshime të përpjekjeve të qëndrueshme paqëruajtëse në bashkëpunim me partnerët kryesorë evropianë dhe Ukrainën". 

"Misioni paqeruajtës mund të jetë pjesë e këtyre përpjekjeve. Natyrisht, është e nevojshme pjesëmarrja e neve evropianëve, por edhe e rajoneve të tjera. Ne e dimë se sa më i madh të jetë angazhimi ndërkombëtar, aq më të qëndrueshme janë misionet. Në të njëjtën kohë, kjo përfshin edhe vende jashtë Evropës, me të cilat (presidenti rus Vladimit) Putin është i interesuar për marrëdhënie të mira. Në këtë kontekst, pjesëmarrja jonë në kontinente tjera - qoftë në fushat e zhvillimit apo të sigurisë - është shumë e rëndësishme", deklaroi Berbok në intervistën për "Frankfurter algemajne cajtung".

Berbok theksoi se anëtarësimi i Ukrainës në Bashkimi Evropian dhe NATO përfaqëson një "garanci për jetë". Ajo theksoi se një nga prioritetet e saj më të rëndësishme në tre vitet e fundit ka qenë promovimi i procesit të zgjerimit të BE-së.

"Në samitin e NATO-s në Uashington ne e bëmë të qartë se e ardhmja e Ukrainës është në Aleancë, ashtu siç ishte rasti me disa vende të Ballkanit Perëndimor pas përvojave të tyre me luftën", theksoi Berbok. 

Ajo shtoi se administrata e re amerikane e ka bërë të qartë se arritja e paqës në përputhje me interesat euroatlantike është më e vështirë dhe nuk mund të zgjidhet për 24 orë.

"Për një paqe të qëndrueshme është e nevojshme një perspektivë reale", nënvizoi Berbok, duke theksuar se fundi i luftës është në duart e Putinit. ls/ 

Foto: Arkiv

 

Остани поврзан