• четврток, 25 декември 2025

Beqiri: Shkëndija tregoi qëndrueshmëri në ndeshjet

Beqiri: Shkëndija tregoi qëndrueshmëri në ndeshjet

Tetovë, 19 dhjetor 2025 (MIA) – Kampioni i Maqedonisë së Veriut në futboll, Shkëndija edhe krahas humbjes në xhiron e fundit të Ligës së Konferencës nga AEK Larnaka (1:0) siguroi vend në fazën nokaut gjegjësisht do të kenë “pranverë futbolli”. Kënaqësia dhe rezultati janë të mëdha, ndërsa tetovarët fituan shtatë pikë të cilat mundësuan kualifikimin në fazën e ardhshme. 

“Fillimisht ëndërronim të hynim në Ligën e Konferencës, pastaj të kalonim fazën e grupeve. Tani që e bëmë këtë, do të ëndërrojmë të kalojmë një fazë tjetër. Është normale të kemi emocione pozitive. Jam i bindur se Shkëndija ka treguar qëndrueshmëri në këto gjashtë ndeshje. Me pak më shumë fat dhe përvojë, mendoj se e meritonim të fitonim disa pikë më shumë”, theksoi Jeton Beqiri, trajneri i Shkëndijës.

Samsunspori turk ose Leh Poznjah polak janë kundërshtarët e mundshëm të Shkëndijës në plejofin e Ligës së Konferencës.

Shkëndija në ndeshjen e parë të plejofit do të jetë nikoqire më 19 shkurt, përderisa ndeshjet kthyese janë caktuar për më 26 shkurt. 

Fituesit nga tetë ndeshjet e plejofit do të sigurojnë kualifikim në 1/8 e finales në Ligën e Konferencës. fc/

Foto: Fejsbuku i KF Shkëndija 

 

Остани поврзан