• петок, 21 февруари 2025

Belgjika nesër përgatitet për grevë kombëtare

Belgjika nesër përgatitet për grevë kombëtare

Bruksel, 12 shkurt 2025 (MIA) - Grevë kombëtare kundër politikës ekonomike të qeverisë së re federale është caktuar për nesër në Belgjikë, publikuan mediat lokale.

Është planifikuar në protestë të përfshihen edhe kontrollorët e fluturimeve, që do të çojë në mbylljen e hapësirës ajrore. Për këtë arsye nesër nuk do të ketë fluturime të rregullta në dhe nga Belgjika, ndërsa aeroplanët të cilët fluturojnë mbi vend në lartësi mbidetare prej mbi 7.500 metra do të servisohen nga kontrollorët në vendet fqinje.

Do ta ndërpresin punën edhe postat shtetërore, transporti publik, shkollat komunale dhe shtetërore. Për herë të parë, pritet të marrë pjesë edhe personeli ushtarak, i cili është ndër më të goditurit direkt nga planet e qeverisë për rritjen e moshës së pensionit dhe uljen e shpenzimeve sociale.

Qeveria e re belge e mori detyrën në fillim të muajit shkurt, por edhe para kësaj sindikatat në vend organizuan disa protesta kundër ndryshimeve të planifikuara në politikën ekonomike. Në janar, në protestë të ngjashme në Bruksel u mblodhën 30.000 pjesëmarrës, ndërsa sindikatat paralajmëruan se mund të vazhdojnë me greva në çdo datë të 13-të të secilit muaj.

Bisedimet për formimin e qeverisë së re zgjatën shtatë muaj, ndërsa marrëveshjet e koalicionit përfshijnë uljen e shpenzimeve të buxhetit për 23 miliardë euro në pesë vitet e ardhshme. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан