• сабота, 22 февруари 2025

BE-ja shpreh "keqardhje" për tarifat amerikane për Kanadanë, Meksikën dhe Kinën

BE-ja shpreh

 Bruksel, 2 shkurt 2025 (MIA) - BE-ja ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Tramp për vendosjen e tarifave të importit ndaj partnerëve kryesorë tregtarë amerikanë - duke e quajtur këtë veprim "të dëmshëm për të gjitha palët".

 "Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa për Kanadanë, Meksikën dhe Kinën", deklaroi zëdhënës i Komisionit Evropian.

 Ai shtoi se BE-ja do të përgjigjet "në mënyrë të fuqishme" nëse presidenti amerikan Donald Trampi do të përmbushë kërcënimin e tij për të goditur importin nga blloku me tarifa.

 "BE do t'i përgjigjet fuqimisht çdo partneri tregtar që vendos në mënyrë të padrejtë ose arbitrare tarifa për mallrat e BE"-së, deklaroi zëdhënës i Komisionit Evropian.

 

Остани поврзан