• сабота, 22 февруари 2025

BE-ja me kujdes e ndjek rastin me hetimin dhe arrestimin e kryetarit të Tiranës, njoftoi zëdhënësi i Eurokomisionit

BE-ja me kujdes e ndjek rastin me hetimin dhe arrestimin e kryetarit të Tiranës, njoftoi zëdhënësi i Eurokomisionit

Bruksel, 13 shkurt 2025 (MIA) – Bashkimi Evropian me kujdes i ndjek ngjarjet më të reja lidhur me hetimin dhe arrestimin e kryetarit të Tiranës, Erion Veliaj, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Evropian (KE), transmeton “Euronjuz Albania”. 

KE-ja nuk deshi të komentojë për veprimet vijuese gjyqësore, por theksoi se mbetet “maksimalisht e përkushtuar në mbështetjen e përpjekjeve të reformave të Shqipërisë” dhe në fuqizimin e efikasitetit, pavarësisë dhe llogaridhënies të institucioneve të saja, në përputhje me standardet e BE-së. 

“Reforma në sektorin gjyqësor dhe fuqizimi i sundimit të drejtësisë në Shqipëri janë elemente kyçe në procesin e anëtarësimit në BE”, deklaroi zëdhënësi. 

Veliaj ishte arrestuar më 10 shkurt nën akuzën për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, në bazë të hetimit të Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjykata e Specializuar për Korrupsion dhe Krim të Organizuar të Shqipërisë (GJKKO) i caktoi masën “paraburgim”, si dhe “arrest shtëpiak” për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa. 

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili konsiderohet aleat politik i Veliaj, reagoi për arrestimin, duke theksuar se “ai është i dyshuar, por jo edhe i akuzuar” sepse, sipas tij, nuk ka mjaftueshëm dëshmi për ngritjen e akuzës. 

Në hetim janë përfshirë edhe pesë biznesmenë, prej të cilëve një mori masën “paraburgim”, ndërsa katër “detyrim për paraqitje dy herë në muaj”. fc/

Fotografia: Arkivi

Остани поврзан