• среда, 22 јануари 2025

BE pret hetim të shpejtë për “incidentet” kundër protestuesve në Serbi

BE pret hetim të shpejtë për “incidentet” kundër protestuesve në Serbi

Bruksel, 20 janar 2025 (MIA) - Komisioni Evropian me kujdes ndjek situatën politike në Serbi lidhur me protestat masive të studentëve dhe grupeve të tjera dhe inkurajon të gjithë aktorët politikë që t'i kthehen dialogut dhe të përmbahen nga përshkallëzimi i tensioneve, deklaroi sot zëdhënësi i KE-së për zgjerimin, partneritet ndërkombëtar dhe Mesdheun, Gijom Mersie.

"Shprehim shqetësimin për incidentet kundër protestuesve, për të cilat presim hetim të shpejtë", ka thënë Mersie.

Ai theksoi se liria e protestës është ndër të drejtat themelore të BE-së e cila duhet të mbrohet dhe respektohet në përputhje me parimet e sundimit të ligjit dhe mbajtjen e rendit publik.

"Aktorët politik duhet të përfshihen në mënyrë konstruktive në dialogun politik ndërpartiak i cili do të mundësojë fokusimin vëmendjes dhe energjisë në përfundimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe konform legjislacionit të BE-së, me qëllim të përshpejtimit të procesit qasës të Serbisë konform me përcaktimet e deklaruara të lidershipit serb dhe interesit të qytetarëve serbë", ka thënë Mersie.

Foto: skrinshot

 

Тагови

Остани поврзан