• сабота, 22 февруари 2025

BE: "Nuk kemi marrë" njoftim për doganat e reja amerikane

BE:

Bruksel, 10 shkurt 2025 (MIA) - BE-ja sot ka bërë të ditur se "nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar" për shpenzime shtesë pasi që presidenti amerikan Donald Tramp paralajmëroi se do të vendos dogana prek 25 përqindëve për import të çelikut dhe aluminit.

"Nuk do të përgjigjemi ndaj njoftimeve të gjera pa detaje apo sqarime me shkrim. BE nuk sheh asnjë justifikim për vendosjen e doganave mbi eksportet e saj. Ne do të reagojmë për të mbrojtur interesat e bizneseve, punëtorëve dhe konsumatorëve evropianë nga masat e pajustifikuara”, thuhet në kumtesën e Komisionit Evropian. Presidenti amerikan Donald Trump tha dje se do të shpallë sot tarifa të reja prej 25 për qind për të gjitha importet e çelikut dhe aluminit në SHBA. mb/

Остани поврзан