BDI: Universiteti “Nënë Tereza” nuk mund të trajtohet si dekor i radhës i propagandës qeveritare
- Dje pamë një spektakël politik në Shkup: shumë kamera, shumë fjalime dhe prerje shiritash. Vetëm një gjë mungonte në atë film propagandistik: paratë për projektin. I gjithë kabineti qeveritar doli për të shënuar fillimin e ndërtimit të kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”. Por e vërteta e këtij projekti nuk gjendet tek shiritat dhe fjalimet, por te faktet.
Shkup, 8 mars 2026
Dje pamë një spektakël politik në Shkup: shumë kamera, shumë fjalime dhe prerje shiritash. Vetëm një gjë mungonte në atë film propagandistik: paratë për projektin. I gjithë kabineti qeveritar doli për të shënuar fillimin e ndërtimit të kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”. Por e vërteta e këtij projekti nuk gjendet tek shiritat dhe fjalimet, por te faktet.
E tani le të flasim me fakte.
Kontrata për ndërtimin e kampusit është nënshkruar me kompaninë Stenton nga Manastiri, me vlerë prej 2.1 miliardë denarësh, ose 34.3 milionë euro, dhe me afat realizimi 60 muaj, dmth 5 vjet , pra kampusi sipas kontratës duhet të përfundojë në vitin 2029. Kjo do të thotë se çdo vit duhet të investohen rreth 7 milionë euro. Ndërsa faktet flasin se në buxhetin për vitin 2026, Qeveria ka paraparë jo më shumë se 55 milionë denarë, ose rreth 900 mijë euro.
Pra, për këtë vit janë siguruar plotë 2.6 për qind e vlerës së projektit. Me këtë ritëm, kampusi nuk do të përfundojë në vitin 2029. Ai do të përfundojë në vitin 2061. Kjo do të thotë qartë: studentët e sotëm nuk do ta shohin këtë kampus; ndoshta do ta shohin fëmijët e tyre. Kjo nuk është planifikim serioz. Kjo është tallje me arsimin shqip. Kjo është mashtrim i studentëve shqiptarë dhe simulim i investimit publik. Një projekt i tillë nuk ndërtohet me fotografi për Facebook dhe me propagandë politike.
Ai ndërtohet me plan financiar real, me mjete të siguruara dhe me afat të besueshëm realizimi. Por kjo qeveri, e veçanërisht përfaqësuesit e VLEN-it, po tregojnë çdo ditë se nuk janë në gjendje të realizojnë asnjë projekt. Edhe kur premtojnë diçka për shqiptarët, e bëjnë pa mbulesë buxhetore, me shumë propagandë dhe pa rezultat real. Pra modeli është i qartë: premtim i madh, ceremoni e madhe, buxhet qesharak.
Madje edhe projektet që sot i reklamojnë si sukses I tyre, si Korridori 8, janë projekte të nisura nga qeveria e kaluar, ndërsa realizimi i tyre sot rezikohet nga kjo qeveri , për shkak të mungesës së mjeteve financiare.
Prandaj sot kërkojmë përgjigje të qarta:
Pse për projektin prej gati 35 milion euro janë siguruar vetem 900.000 euro? Cila është dinamika reale e financimit për vitet në vijim? Si do të respektohet afati prej 60 muajsh kur buxheti aktual mbulon vetëm 2.6 për qind të kostos? Nëse Qeveria është serioze, le të paraqesë plan financiar të plotë, të garantuar dhe transparent. Universiteti “Nënë Tereza” nuk mund të trajtohet si dekor i radhës i propagandës qeveritare. Ai duhet të jetë simbol i investimit real në arsimin shqip dhe në perspektivën e rinisë. Unuversiteti Nena Tereze eshte projekt te cilin e kemi tjemeleuar, ndertuar dhe etabluar me shume mund dhe nuk mund ta lejme te behët subjekt per shoë dhe propagande.
Universiteti Nënë Tereza është projekt te cilin e kemi themeluar, ndërtuar dhe etabluar me shume mund dhe nuk mund ta lejme te behët subjekt per shou dhe propagande.
Bashkimi Demokratik për Integrim