Bastisje në Shkup dhe rrethinë, 12 persona të privuar nga liria për "bashkim kriminal" dhe tregtim të paautorizuar të armëve
- Ministria e Punëve të Brendshme informon se sot, në orët e hershme të mëngjesit, nëpunës policor nga Departamenti për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të Rëndë, nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, kryen bastisje në disa lokacione në rajonin e fshatrave Brezë, Inxhikovë dhe Haraçinë, si dhe në vendbanimet e Shkupit Metodija Andonov, Çento dhe Çair. Në operacion, 12 persona u privuan nga liria: N.S. (70), F.S. (42), K.S. (44), B.A. (40), S.D. (37), F.D. (35), N.A. (59), R.K. (27), N.L. (44), A.K. (35), Z.M. (61) dhe R.S. (27) për të cilët ekziston dyshimi i arsyeshëm se kanë kryer vepra penale "bashkim kriminal" dhe "prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim të paautorizuar të armëve ose materialeve shpërthyese". Një person dyshohet gjithashtu për krimin e "prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve".
Веста е достапна само за претплатниците на веб-сервисот на МИА.
Логирајте се или контактирајте го секторот за маркетинг за повеќе информации.