• среда, 10 декември 2025

Bashkim Selimi zgjedhet kryetar i ri i Këshillit të prokurorëve publikë

Bashkim Selimi zgjedhet kryetar i ri i Këshillit të prokurorëve publikë

Shkup, 9 dhjetor 2025 (MIA) - Bashkim Selimi është zgjedhur kryetar i ri i Këshillit të prokurorëve publikë (KPPRMV), vendosi Këshilli në seancën e sotme. Selimi deri më tani e ka kryer funksionin e zëvendës-kryetarit të Këshillit. Për zëvendës-kryetare e re është zgjedhur Marijana Ilievska.

Propozimi për zgjedhjen e Selimit është parashtriuar nga anëtarja e Këshillit, Zorica Pavlloviq dhe është mbështetur me tetë vota "pro" nga gjithsej 11 anëtarë. Gjatë votimit kishte tre fletëvotime jovalide.

"Ju faleminderit për mbështetje dhe ata që nuk votuan do të jenë me mua, do të punojmë së bashku. Si e dyta dua që ta falënderoj kryetaren e deritanishme, derisa e ka udhëhequr Këshillin së bashku kemi luftuar dhe do të luftojmë më tej dhe do të dalim në rrugë të duhura", tha Selimi.

Për zëvendës-kryetare të Këshillit, Selimi e propozoi anëtaren Marijana Ilievska, ndërsa propozimi është mbështetur unanimisht.

Përzgjedhja vijon pas ndërprerjes së funksionimit të kryeares paraprake Dushica Dimitrievska, për shkak të përfundimit të mandatit më 1 tetor të këtij viti. Kjo është konstatuar në seancën e 28-të të Këshillit të mbajtur më 30 shtator. Atëherë përzgjedhja e kryetarit të ri u anulua për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Në seancën e sotme, anëtari Ardian Demiri, gjatë përcaktimit të rendit të ditës, kërkoi shtyrjen e vendimit për zgjedhje për shkak të ligjeve reformuese që janë në procedurë parlamentare, kryesisht për shkak të ligjit të ri për prokurorët publikë, i cili pritet të miratohet deri në fund të dhjetorit.

Demiri theksoi se 20 ditë nuk do të luanin rol në kompletimin e Këshillit dhe se miratimi i ligjit të ri do t'u mundësonte anëtarëve nga radhët e Kuvendit të kandidojnë dhe të nominohen dhe zgjidhen si kryetarë të Këshillit në bazë të barabartë me kolegët e tjerë.

Ky propozim u mbështet vetëm nga katër anëtarë, prandaj nuk u miratua.

Në seancën e 32-të të sotme, më parë u mor vendimi për ndërprerjen e pozicionit të prokurorit publik me kërkesë të tij për prokurorin publik Mustafa Hajrullahi. Gjithashtu u krijua një Komision për zbatimin e strategjisë së komunikimit dhe transparencës për vitet 2025 - 2028. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан