• сабота, 22 февруари 2025

Baro: Rusia ka vendosur që BE-ja të jetë armiku i saj

Baro: Rusia ka vendosur që BE-ja të jetë armiku i saj

Paris, 19 shkurt 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë franceze Zhan  Noel Baro  sot deklaroi se Rusia ka vendosur ta bëjë armik nga Bashkimit Evropian dhe se Evropa duhet ta kuptojë kërcënimin dhe të mbrohet nga e njëjta.

 Baro e konfirmoi qëndrimin e presidentit francez Emanuel Makronit, i cili në samitin e djeshëm në Paris theksoi se Rusia paraqet kërcënim ekzistencial për Evropën.

 Ai, gjithashtu theksoi se dërgimi i trupave në Ukrainë nuk është aktualisht në rendin e ditës, por se kjo do të ndodhë pas ndërprerjes së armiqësive.

Nëse një ditë do të dërgoheshin ushtarë në Ukrainë, pa marrë parsysh nëse janë evropiane apo amerikane, padyshim që do të ishte një lloj garancie për paqen. Qëllimi i tyre nuk do të jetë të shkojnë atje dhe të luftojnë, por të parandalojnë vazhdimin e konfliktit, theksoi Baro. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан