• сабота, 22 февруари 2025

Banka qendrore evropiane uli normat e depozitave për 25 pikë bazë në 2,75 për qind.

Banka qendrore evropiane uli normat e depozitave për 25 pikë bazë në 2,75 për qind.

Frankfurt, 30 janar 2025 (MIA) - Këshilli Drejtues i Bankës Qendrore Evropiane (BQE) vendosi sot të ulë tre normat kyçe të interesit për 25 pikë bazë, në mënyrë që norma e depozitave të jetë tani 2.75 për qind, norma e interesit e operacioneve kryesore për rifinancim është 2,90 për qind, ndërsa norma e interesit e linjës marxhinale të kredisë është 3,15 për qind.

Këto ndryshime, të cilat janë në përputhje me pritjet e tregut, do të hyjnë në fuqi më 5 shkurt.

Informacionet e marra tregojnë se procesi i rënies graduale të inflacionit është "në rrugën e duhur", thuhet në kumtesën. ls/ 

Остани поврзан