• сабота, 22 февруари 2025

Bajdeni në mënyrë preventive fali anëtarë të familjes së tij, Trampi e cilësoi atë hap si -"të turpshëm"

Bajdeni në mënyrë preventive fali anëtarë të familjes së tij, Trampi e cilësoi atë hap si -

Uashington, 21 janar 2025 (MIA) – Ish presidenti amerikan Xho Bajden, në minutat e fundit të mandatit të tij, në mënyrë preventive ka falur pesë anëtarë të familjes së tij – vëllain Xhejms dhe bashkëshorten e tij Sara, vëllain Frensis, motrën më të re Valeri Bajden Ovens dhe bashkëshortin e saj Xhon Ovens, sepse, siç tha, ata u ishin “nënshtruar sulmeve dhe kërcënimeve të pamëshirshme”.

Vendimi erdhi pasi Bajdeni paraprakisht në mënyrë kontroverse e fali djalin e tij Hanter, i cili ishte akuzuar për krime dhe përballej me burg, ndërsa gjithashtu në mënyrë preventive fali disa nga armiqtë e Trampit, siç janë dr.Entoni Fauçi dhe gjeneralin Mark Milli. 

Përveç Hanterit, asnjë anëtar i familjes Bajden nuk përballet me kurrfarë akuzash, shkruan Forbs. Bajdeni në deklaratë tha se falja preventive nuk përfaqëson njohje se anëtarët e familjes së tij ishin të përfshirë në çfarëdo lloj shkelje të ligjit, e as se ata janë fajtorë për çfarëdo lloj krimesh. 

Ai theksoi se motivi për faljen preventive ishin “hetimit e pabaza dhe të motivuara politikisht” të drejtuara ndaj rivalëve politikë dhe familjet e tyre dhe shtoi se madje edhe hetimet për shkeljen e ligjit, prej të cilave ata do të lirohen, “pa arsye mund ta dëmtojnë imazhin e tyre dhe financat”. 

Presidenti amerikan Donald Tramp e kritikoi vendimin e Bajdenit që në mënyrë preventive të falë disa anëtarë të familjes së tij dhe disa politikanë disa minuta para se të largohet nga Shtëpia e Bardhë, duke e quajtur të turpshme. fc/

Fotografia: EPA

 

Остани поврзан