Bajdeni fal Fauçin, gjeneralin Milli dhe anëtarët e Dhomës Përfaqësuese për të parandaluar urrejtjen e paralajmëruar të Trampit
Uashington, 20 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden fali Dr. Entoni Fauçin, gjeneralin në pension Mark Milli dhe anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve që hetuan sulmin e 6 janarit në Kapitoll, duke përdorur kompetenca të veçanta në orët e fundit të mandatit të tij, në mënyrë që të parandalohen pasojat e mundshme ligjore për të tre pasi Trampi të kthehet në pushtet.
Mediat britanike transmetuan se vendimi më i ri i Bajdenit vjen pasi Trampi paralajmëroi në listën e armiqve, ku gjenden ata të cilët politikisht e kundërshtuan ose tentuan t'i bëjnë thirrje në përgjegjësi për ta përmbysur humbjen e tij zgjedhore në vitin 2020 dhe rolin e tij në sulmin e Kapitolit më 6 janar të vitit 2021.
Fauçi pothuajse 40 vjet shërbeu si drejtor i Institutit Nacional për Alergji dhe Sëmundje Infektive në Institutin Kombëtar për Shëndet dhe ishte këshilltari kryesor mjekësor i Bajdenit deri në pensionimin e tij në vitin 2022. Ai ndihmoi të koordinohet përgjigjja e kombit të pandemisë Koovid-19 dhe tërhoqi zemërimin e Trampit kur refuzoi të mbështesë pretendimet e tij për virusin.
Ai është bërë shënjestër e urrejtjes dhe zemërimit të së djathtës, e cila kohë të gjatë e akuzonte për mbajtje të obligueshme të maskave dhe politika tjera për të cilat besojnë se i shkelin të drejtat e tyre, madje edhe kur dhjetëra mijëra amerikanë vdiqën.
Gjenerali Mark Milli është ish kryetar i Shtabit të përgjithshëm të bashkuar, i cili Trampin e quajti fashist dhe detajisht e përshkroi sjelljen e tij gjatë rebelimit më 6 janar të vitit 2021.
Falja është e drejta e presidentit të SHBA-së për të zbutur apo ulur dënimet, madje edhe para se personi të dënohet zyrtarisht, sepse Trampi në këtë rast mund të ngrit hetime ose padi të cilat mund të jenë të motivuara politikisht.
Në SHBA, presidenti mund ta përdorë fuqinë e tij për falje për të mbrojtur individë nga "urrejtja" e mundshme politike në të ardhmen, që është një shpjegim i mundshëm pse Bajdeni i fali këta njerëz, për t'i mbrojtur nga pasojat potenciale nga administrata e ardhshme. sa/
foto: Arkivi i MIA-s