Bajden konfirmoi se ka lënë një letër për Trampin në Dhomën ovale në Shtëpinë e Bardhë
- Presidenti amerikan në largim, Xho Bajden sot konfirmoi se e ka lënë një letër në Dhomën ovale për trashëgimtarin e tij, presidentin e sapozgjedhur Donald Tramp.

Uashington, 20 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan në largim, Xho Bajden sot konfirmoi se e ka lënë një letër në Dhomën ovale për trashëgimtarin e tij, presidentin e sapozgjedhur Donald Tramp.
Në pyetjen e gazetarëve të mbledhur para Shtëpisë së Bardhë nëse e ka shkruar letrën, Bajden u përgjigj "Po", por refuzoi të zbulojë më shumë detaje.
"Kjo është mes meje dhe Trampit", tha ai, raportojnë raportet e gazetarëve.
Për përkujtim, Tramp në vitin 2021 kishte lënë një letër, të cilët Bajdeni, pastaj e quajti si "shumë bujare".
Përmbajtja e letrës që Donald Tramp ia ka lënë Xho Bajdenit në vitin 2021 nuk është publikuar.
Pas inaugurimit, në rrjetet sociale është përhapur një fotografi e rreme nga gjoja letra me mesazhin: "Xho e di se kam fituar". Megjithatë, kjo ishte një montazhë, ndërsa përmbajtja e vërtetë e letrës mbeti private. mb/
Foto: EPA