AUV vitin e kaluar ka kryer mbi 125 mijë kontrolle, janë shqiptuar gjoba prej 618 mijë eurove
- Mbi 125 mijë kontrolle inspektuese nga fusha e sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë, mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenies së kafshëve, kryen veterinarët zyrtarë dhe inspektorët për ushqim të Agjencisë për ushqim dhe veterinari vitin e kaluar, kumtoi sot AUV.
Shkup, 25 janar 2026 (MIA) - Mbi 125 mijë kontrolle inspektuese nga fusha e sigurisë së ushqimit dhe ushqimit për kafshë, mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenies së kafshëve, kryen veterinarët zyrtarë dhe inspektorët për ushqim të Agjencisë për ushqim dhe veterinari vitin e kaluar, kumtoi sot AUV.
Krahas qarkullimit vendor, lëndë e kontrolleve ishin edhe prodhimi, distribuimi, hotelieria, por edhe importi dhe eksporti. Theksi i kontrolleve ishte vënë në implementimin dhe mirëmbajtjen e procedurave të të Mirave higjienike dhe Të mirave të praktikës prodhuese dhe sistemit HACCP për siguri të ushqimit, si dhe shënimit adekuat të ushqimit, monotirimit të ushqimit të prodhimit vendor dhe nga importi, mbrojtjes shëndetësore dhe mirëqenies së kafshëve.
Në kuadër të këtyre kontrolleve, është marrë dhe është asgjësuar në mënyrë të padëmshme ushqimi jo i sigurt (mish dhe prodhime të mishit, qumësht dhe prodhime të qumështit, fruta arrore, vezë, peshk, prodhime konditore dhe pije alkoolike dhe joalkoolike) në sasi të prëgjithshme prej 355 377 kilogramëve. Shuma e përgjithshme e gjobave të shqiptuara në vitin 2025 është 618 mijë euro në kundërvlerë të denarit.
Plotësisht, shërbimet inspektuese të Agjencisë kryen 78 016 kontrolle të dëresave importuese dhe dërgesave të cilat tranzitojnë në vend, me ushqim të prejardhjes së kafshëve dhe jo kafshëve, prodhime dhe materiale të cilat vijnë në kontakt me ushqimin, ushqim të kafshëve dhe kafshë të gjalla. Si të pasigurta janë asgjësuar 8 dërgesa me ushqim me prejardhje joshtazore në sasi prejk 69 785 kilogramëve, ndërsa një dërgesë është kthyer në vendin eksportues.
Si të pasigurta në kuadër të këtyre kontrolleve janë asgjësuar tre dërgesa me ushqim me prejardhje jokafshor në sasi të përgjithshme prejk 22 061 kilogramëve. Në periudhën e njejtë kohore, si të pasigurta janë kthyet 16 dërgesa me ushqim me prejardhje joshtazore. ab/
Foto: МIА arkivi