• петок, 27 септември 2024

AUV: "Atlantik Shtark" tërheq biskuita për shkak të mundësisë për praninë e një trupi të jashtëm

AUV:

Shkup, 19 shtator 2024 (MIA) - Nga tregu i Maqedonisë tërhiqen produktet e "Atlantik Shtark": Biskota 220 gramëshe seria 1507482842 dhe "Najlepshe zhele kukis" 145 gram noiset 1507483391, të dyja mer afat deri në 11.05.2025, për shkak të mundësisë për praninë e një trupi të jashtëm, konfirmaun për MIA-s nga Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV).

Nga AUV apelojnë deri te konsumatorët që nëse i keno blerë produktet të mos i konsumojnë ose t'i kthejnë në vendin ku i kanë blerë.

Agjencia për ushqim dhe veterinari ka marrë njoftim nga kompania “Atlantic Trade” Shkup SHPK Ilinden se për shkak të mundësisë së pranisë së një trupi të jashtëm, tërheq nga tregu këto produkte: 280766 Biskota 220 gramëshe të serisë 1507482842 me date skadence 11.05.2025 dhe 281061 "Najlepshe zhele kukis" 145 gram noiset, seria 1507483391 me datë skadence 11.05.2025. Prodhuesi i produkteve të tërhequra sipas njoftimit është Atlantik Shtark SHPK Beograd, Republika e Serbisë. AUV, si institucioni përgjegjës për sigurinë ushqimore në përputhje me kompetencat ligjore, monitoron situatën me tërheqjen e produkteve. Apelojmë tek konsumatorët si dhe nga kompania importuese, nëse produktet e treguara i kanë blerë me numrat serialë dhe datat e skadencës, të mos i konsumojnë ose t'i kthejnë në pikën e shitjes ku i kanë blerë", njoftojnë nga AUV.

Kumtesë të këtillë për tërheqje të produktit ka edhe në Bosnjë e Hercegovinë.

"I informojmë klientët dhe konsumatorët se për produktet Cookis kakao kokos, 220 g, seria 1207483491 (me afat skandece deri më 8.5.2025) dhe Cookies kakao 220g, seria 1507482842 (me afat skadence deri më 11.5.2025), i tërheqim në mënyrë parandaluese për shkak të pranisë së një rupi të jashtëm. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан