• сабота, 22 февруари 2025

Autoritetet palestineze arrestuan një reporter të Al Xhezirës

Autoritetet palestineze arrestuan një reporter të Al Xhezirës

Doha, 23 janar 2025 (MIA) – Rrjeti i lajmeve Al Xhezira sot kumtoi se autoritetet palestineze e kanë arrestuar reporterin e tyre Mohamed al-Atrash pasi e kanë penguar të raportojë për një operacion izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në kumtesën theksohet se forcat palestineze të sigurisë më parë e kanë ndaluar gazetarin të reportojë për operacionin e madh ushtarak në Xhenin, epiqendra e dhunës izraelito-palestineze në vitet e fundit. 

Autoritetet palestineze filluan një aksion kundër persoonave të armatosur në qytet në fund të vitit të kaluar, Ata nuk e komentuan këtë ngjarje. 

Edhe Izraeli edhe autoritetet palestineze e ndaluan Al Xhezirën vitin e kaluar. Izraeli e akuzon rrjetin e lajmeve se është zëdhënës i Hamasit dhe pretendon se disa nga reporterët e tij janë gjithashtu militantë.

Al Xhezira i hodhi poshtë akuzat dhe akuzoi Izraelin dhe autoritetet palestineze se po përpiqeshin të heshtin raportimin objektiv.

Autoriteti Palestinez qeveris me pjesë të Bregut Perëndimor të pushtuar dhe bashkëpunon me Izraelin për çështjet e sigurisë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

Остани поврзан