• петок, 20 февруари 2026

Autoritetet iraniane pohojnë se gjatë protestave u vranë të paktën 6.126 njerëz

Autoritetet iraniane pohojnë se gjatë protestave u vranë të paktën 6.126 njerëz

Teheran, 27 janar 2026 (MIA) - Aktivistët iranian njoftuan se në shtypjen e pushtetit ndaj demonstrantëve u vranë të paktën 6.126 njerëz. Ata supozojnë se numri i të vdekurve është shumë më i madh.

Sipas aktivistëve, mes të vrarëve të paktën 5.777 ishin demonstrantë, 213 pjesëtarë të forcave qeveritare iraniane, 86 fëmijë dhe 49 civilë që nuk kanë protestuar, ndërsa janë arrestuar mbi 41.800 njerëz.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp për shkak të shtypjes dhe vrasjes së demonstrantëve u kërcënua me përgjigje ushtarake ndaj krizës në Iran. Teherani u përgjigj se do ta çojë Lindjen e Mesme në luftë.

Në ndërkohë, Komanda qendrore e armatës amerikane (CENTCOM), dje njoftoi se flota e anijeve ushtarake, duke përfshirë edhe "USS Abraham Linkoln" mbërriti në oqeanin Indian, në zonën e saj të përgjegjësisë, e cila përfshin Lindjen e Mesme dhe Iranin.

Në kumtesën e CETCOM theksohet se grupi luftarak i mbajtësve të aeroplanëve aktualisht është sistemuar në Lindjen e Mesme që të promovohet siguria dhe stabiliteti rajonal.

Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp në intervistën për portalin Aksios (Axios) tha se Irani është i interesuar për zgjidhje diplomatike të tensioneve pasi mbajtësit e aeroplanëve "USS Abraham Linkoln" mbërritën në Lindjen e Mesme.

"Situata me Iranin është e ndryshueshme, sepse SHBA dërgoi flotë të madhe në rajon. Kemi një armatë të madhe pranë Iranit. Më të madhe se Venezuela. Ata duan të arrijnë marrëveshje. E di që është kështu. Ata janë paraqitur disa herë. Ata duan të bisedojnë", citoi Trampi. sa/

foto: MIA arkivi

Остани поврзан