Atalanta gjysëmfinalisti i dytë në Kupën e Italisë
- Futbollistët e Atalantës u kualifikuan në gjysëmfinale të Kupës së Italisë, pasi mbrëmë në Bergamo e kanë mundur Juventusin me rezultatin 3:0.
Bergamo, 6 shkurt 2026 (MIA) - Futbollistët e Atalantës u kualifikuan në gjysëmfinale të Kupës së Italisë, pasi mbrëmë në Bergamo e kanë mundur Juventusin me rezultatin 3:0.
Atalanta erdhi në epërsi në minutën e 27-të, kur Skamaka realizoi penalti, pasi paraprakisht Juventusi nuk realizoi disa mundësi të mira për të shënuar.
Nikoqirët e dyfishuan epërsinë në minutën e 77 me golin e Sulemanas, ndërsa golin e tretë për rezultatin përfundimtar 3:0 e shënoi Pashaliq në minutën e 83-të.
Në gjysëmfinale, Atalanta do të luajë kundër fituesit nga ndeshja mes mbrojtësit të trofeut Bolonjës dhe Lacios.
Të mërkurën, Interi u bë gjysëmfinalisti i parë me fitoren kundër Torinos me rezultatin 2:1. Interi në gjysëmfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Napolit dhe Komos. bsh/
Foto: EPA