• петок, 05 декември 2025

ASHMAA: Gjithsej 562 orë reklamim i paguar politik i transmetuesve për rrethin e parë të fushatës për Zgjedhjet lokale

ASHMAA: Gjithsej 562 orë reklamim i paguar politik i transmetuesve për rrethin e parë të fushatës për Zgjedhjet lokale

Shkup, 6 nëntor 2025 (MIA) – Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele sipas detyrimit nga neni 76-d paragrafi 8 i Kodit Zgjedhor, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve e dorëzoi Raportin për reklamimin e paguar politik të transmetuesve gjatë rrethit të parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale, prej 29 shtator deri më 17 tetor 2025. 

Të dhënat në Raport, siç informojnë nga ASHMAA, janë marrë përmes vëzhgimit të reklamimit të paguar politik të emetuar te transmetuesit dhe gjithashtu janë kontrolluar përgjatë procedurës në konfirmimin e raporteve për shërbime të realizuara të transmetuesve. 

“Nga 75 transmetues (33 TV dhe 42 RA) të regjistruar në Regjistrin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për emetim të reklamimit të paguar politik të emetuar për Zgjedhjet lokale 2025, në rrethin e parë të fushatës zgjedhore, gjithsej 68, lidhën marrëveshje me pjesëmarrësit në fushatën zgjedhore – 33 televizione dhe 35 radio”, thonë nga ASHMAA. 

Nga aty shtojnë se në të gjitha 33 televizionet ishin emetuar gjithsej 377 orë e 20 minuta dhe 10 sekonda, përderisa në të gjitha 35 radiot ishin emetuar gjithsej 185 orë e 17 minuta dhe 43 sekonda reklamim i paguar politik. Gjithsej në të gjitha radiot dhe televizionet ishte emetuar RPP prej 562 orë dhe 37 minuta dhe 53 sekonda. 

“Nga 9 televizionet kombëtare të cilët lidhën marrëveshje për emetim të RPP, vëllim më të madh të kohës për reklama kishin Kanal 5, (41 orë, 7 minuta dhe 53 sekonda), Alsat – M (34 orë, 54 minuta dhe 29 sekonda) dhe Kompani 21 – M (27 orë, 3 minuta dhe 57 sekonda). Të gjitha 4 radiot kombëtare lidhën marrëveshje për emetim të RPP, ndërsa më së shumti kohë për reklama kishin Antena 5 (14 orë, 8 minuta dhe 27 sekonda) dhe Kanal 77 (9 orë, 49 minuta dhe  40 sekonda)”, bëhet e ditur në kumtesë.

Më së shumti kohë për RPP të transmetuesve, siç theksojnë nga ASHMAA, blenë Koalicioni Maqedonia e jote e kryesuar nga VMRO-DPMNE (189 orë 39 minuta dhe 20 sekonda), Koalicioni Aleanca Kombëtare për Integrim – AKI i kryesuar nga BDI (119 orë 5 minuta dhe 50 sekonda), Koalicioni për Zgjedhje lokale 2025 i kryesuar nga LSDM (109 orë 25 minuta dhe 5 sekonda) dhe Koalicioni VLEN (76 orë 42 minuta dhe 2 sekonda).

Raporti për reklamimin e paguar politik të transmetuesve për rrethin e parë të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2025 është në dispozicion në ueb faqen e ASHMMA-së. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан