• сабота, 22 февруари 2025

ASEAN bën thirrje për zbatim të plotë të armëpushimit në Gazë

ASEAN bën thirrje për zbatim të plotë të armëpushimit në Gazë

Kuala Lumpur, 22 janar 2025 (MIA) – Asociacioni i shteteve nga Azia Juglindore (ASEAN) të martën publikoi një kumtesë në të cilën e përshëndeti arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe grupit radikal palestinez Hamas në Rripin e Gazës, ndërsa njëkohësisht bëri thirrje për zbatim të plotë të saj.

Blloku e ka parasysh më së shumti lirimin e të gjitha pengjeve të cilët i mban Hamasi, si dhe të burgosurve palestinezë në Izrael, thuhet në kumtesën e vendit kryesues, Malezia. 

“Ne gjithashtu bëjmë thirrje për dërgesë të plotë, të sigurt dhe transparente të ndihmës humanitare për palestinezët”, është edhe një theks kryesor në deklaratën e publikuar sot. fc/

 

Остани поврзан