• петок, 06 март 2026

Arrestohet dhunuesi nga Shkupi, ka shtënë me pistoletë drejt bashkëshortes dhe u është kërcënuar vajzave të tij

Arrestohet dhunuesi nga Shkupi, ka shtënë me pistoletë drejt bashkëshortes dhe u është kërcënuar vajzave të tij

Shkup, 6 mars 2026 (MIA) - Nëpunës policorë nga SPB Shkup mbrëmë në orën 00:40, në zonën e Kisella Vodës, provuan nga liria B.S. (55) nga Shkupi nën dyshimin se ka shtënë me pistoletë në drejtim të gruas së tij 48-vjeçare, i ka kërcënuar tre vajzat e tyre të moshës 26, 24 dhe 18-vjeçare dhe e ka sulmuar fizikisht vajzën 24-vjeçare.

Siç informoi MPB-ja, sipas denoncimit, më 01.03.2026, pas një grindjeje të mëparshme në shtëpi, ai ka shkrepur një plumb nga pistoleta që ka përfunduar në dritare, pas çka ka shkuar te vajzat 24 - vjeçare dhe 18-vjeçare, i ka kërcënuar ato dhe e ka sulmuar fizikisht vajzën 24-vjeçare.

"Siç është denoncuar, ai e ka përsëritur sjelljen e dhunshme rreth orës 22:30 më 05.03.2026, me ç'rast e ka kërcënuar përsëri gruan e tij me pistoletë, por ishte penguar nga vajzat që të mos e përdorte. B.S. është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës", kumtoi MPB. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан