Liderët e rinj evropianë në Shkup në një forum mbi stabilitetin, inteligjencën artificiale dhe arsimin të organizuar nga UFR e VMRO DPMNE-së
- Më shumë se 70 liderë të rinj nga partitë simotra të Partisë Popullore Evropiane (PPE) nga e gjithë Evropa do të diskutojnë rolin e teknologjisë, stabilitetit dhe politikave rinore në të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor në ditët në vijim, në kuadër të ngjarjes Youth Vision 2030: Western Ballkans, Stability & AI in Education, e cila po mbahet në Shkup, në organizim të Unionit të Forcave Rinore të VMRO-DPMNE-së, Organizatës Studentore të Partisë Popullore Evropiane (PPE) dhe Fondacionit "Konrad Adenauer".
Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Më shumë se 70 liderë të rinj nga partitë simotra të Partisë Popullore Evropiane (PPE) nga e gjithë Evropa do të diskutojnë rolin e teknologjisë, stabilitetit dhe politikave rinore në të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor në ditët në vijim, në kuadër të ngjarjes Youth Vision 2030: Western Ballkans, Stability & AI in Education, e cila po mbahet në Shkup, në organizim të Unionit të Forcave Rinore të VMRO-DPMNE-së, Organizatës Studentore të Partisë Popullore Evropiane (PPE) dhe Fondacionit "Konrad Adenauer".
Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së dhe Zëvendëskryeministër, Aleksandar Nikolloski, vuri në dukje se ngjarja përfaqëson një njohje të rëndësishme për Maqedoninë.
"Jam i kënaqur që UFR është nikoqir i ngjarjes më të madhe të organizuar nga Organizata Studentore Demokratike Evropiane e partisë më të madhe në Evropë - Partisë Popullore Evropiane. Më kujtohet periudha 2004 - 2008 kur isha kryetar i UFR-së, njerëzit me të cilët punuam atëherë janë sot në krye të politikës evropiane. Jam i bindur se kjo gjeneratë që është në Shkup këto ditë është gjenerata e ardhshme e kontinentit evropian", tha Nikolloski.

Kryetari i UFR-së së VMRO-DPMNE-së dhe deputet Sergej Popov vuri në dukje se prania e një numri kaq të madh të aktivistëve të rinj politikë ofron një shtysë të fortë për bashkëpunim dhe shkëmbim idesh.
"Jemi nikoqirë të njerëzve të rinj nga të gjitha partitë simotra të VMRO-DPMNE-së, të cilat janë anëtare të Partisë Popullore Evropiane. Mbi shtatëdhjetë politikanë të rinj të ardhshëm nga Evropa janë këtu. Është shumë e rëndësishme që gjenerata jonë e politikanëve të rinj të rrjetëzohet me kolegët e tyre sepse asnjëherë nuk dihet se kush mund të bëhet politikan i shquar ose cili nga të rinjtë tanë do t'i trashëgojë strukturat e larta në Maqedoni", tha Popov.
Ai shtoi edhe se delegacioni do të zhvillojë takim me kreun më të lartë shtetëror, duke përfshirë zëvendëskryeministrin, kryeministrin dhe presidenten e shtetit.
Drejtori i Fondacionit "Konrad Adenauer" në Maqedoni, Daniel Braun, e theksoi vlerën e stabilitetit dhe zhvillimit teknologjik si shtytës të së ardhmes evropiane.
"Stabiliteti dhe inteligjenca artificiale janë kyçe nëse duam që Evropa të shkojë përpara. Kur flas për Evropën, nuk flas vetëm për Bashkimin Evropian - flas për gjithë kontinentin, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut si një tërësi. Teknologjia po e ndryshon shoqërinë më shpejt se kurrë më parë. Çdo gjë që ndodh në teknologji duhet të adresohet përmes arsimit nëse duam të kemi të rinj të kualifikuar në të ardhmen", theksoi Braun. sa/
Foto: MIA