U lëshua në përdorim trafostacioni i ri "Centralna" në Shkup me rastin e 20-vjetorit të EVN-së
- Me rastin e shënimit të 20 viteve ekzistim të EVN-së, punës së përkushtuar dhe investimeve në infrastrukturën energjetike, sot në Shkup u lëshua në funksion trafostacioni i ri "Centralna". Objekti infrastrukturor, në ndërtimin e të cilit janë investuar 11 milionë euro, paraqet investim strategjik për furnizim stabil me energji të rajonit qendror të qytetot dhe zgjidhje të nevojave energjetike në rritje.
Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Me rastin e shënimit të 20 viteve ekzistim të EVN-së, punës së përkushtuar dhe investimeve në infrastrukturën energjetike, sot në Shkup u lëshua në funksion trafostacioni i ri "Centralna". Objekti infrastrukturor, në ndërtimin e të cilit janë investuar 11 milionë euro, paraqet investim strategjik për furnizim stabil me energji të rajonit qendror të qytetot dhe zgjidhje të nevojave energjetike në rritje.
Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, në fjalimin e saj theksoi se ky objekt është vegël kyçe në sistemin energjetik të kryeqytetit.
"Me krenari të madhe e hapim trafostacionin 'Centralna'. Projekt i cili nuk është vetëm objekt infrastrukturor, por paraqet vegël kyçe në furnizimin stabil me energji të rajonit qendror të qytetit dhe investim strategjik në sigurinë dhe stabilitetin e sistemit energjetik të qytetit të Shkupit. Me fuqinë e vet të instaluar prej 120 megavatëve, ky trasfostacion është vendosur mun atje ku nevojitej më së shumti. Në zonë me zhvillim intensiv urban, konsumatorë të rinj dhe rrjet i cili tashmë e arrinte maksimumin e vet", theksoi Bozhinovska.
Trafostacionet ekzistuese në këtë pjesë të qytetit, ajo theksoi se janë ndërtuar para më shumë se katër dekadave dhe moti kohë e kanë tejkaluar kapacitetin për të cilin janë projektuar. Me lëshumin në përdorim të këtij objekti, Bozhinovska tha se tejkalohet gryka e ngushtë në sistem dhe vendoset pikë e re referimi për cilësi, në realizimin e të cilit ishin përfshirë mbi 30 kompani.
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se realizimi i një projekti kaq kompleks në qendër të qytetit paraqet arritje të vërtetë arkitektonike që ka imponuar koordinim të madh mes Qeverisë dhe kompanisë.
Potencoi se politika qeveritare është e kahëzuar drejt mbështetjes së tranzicionit energjetik, duke cekur se shteti është i pozicionuar si lider në rajon përmes nismës së kryeminsitrit Hristian Mickoski për qasje të integruar dhe të bashkuar rajonale.
Ambasadori austriak në vend, Martin Pamer shprehi kënaqësi nga bashkëpunimi i deritanishëm, duke e apostrofuar rolin e EVN-së si investimin më të rëndësishëm austriak që kontribuon drejt procesit eurointegrues të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut.
Ambasadori paralajmëroi se biznesi austriak është i gatshëm të kontribuojë plotësisht në Maqedoni dhe informoi se nga mesi i prillit kryeministri Mickoski do të qëndrojë në Vjenë, që, sipas tij, do të paraqesë edhe një hap drejt intensifikimit të bashkëpunimit bilateraë në të gjitha nivelet. ab/
Foto: МIА