Këshilli i prokurorëve publikë nuk e zgjodhi shefin e ri të Prokurorisë së Lartë Publike – Shkup
- Këshilli i prokurorëve publikë në seanën e sotme të 40-të nuk mori vendim për zgjedhjen e shfit të ri të Prokurorisë së lartë publike - Shkup, pasi asnjëri nga pesë kandidatët e paraqitur nuk mori numrin e nevojshëm të votave.
Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Këshilli i prokurorëve publikë në seanën e sotme të 40-të nuk mori vendim për zgjedhjen e shfit të ri të Prokurorisë së lartë publike - Shkup, pasi asnjëri nga pesë kandidatët e paraqitur nuk mori numrin e nevojshëm të votave.
Në seancë Këshilli i shqyrtoi kandidaturat e Fatime Fetait, Vladimir Miloshevski, Artan Ajro dhe Jasmina Kostovska Zdravevska, duke pasur parasysh se kandidati i pestë, Aleksandar Markovski, tashmë ishte zgjedhur si prokuror publik në PTHP NKOK.
Kryetari i Këshillit, Bashkim Selimi, në fillim informoi se në shpallje janë paraqitur shtatë kandidatë, prej të cilëve dy, Xhelal Bajrami dhe Trajçe Pelivanov, i kanë tërhequr kandidaturat.
Prokurori Publik i Shtetit, Nenad Saveski, tha se mbetet në qëndrimin që t’u jepet mundësi të gjithëve për përparim dhe se do të votojë për Jasmina Kostivska-Zdraveska.
"Prokurore me integritet dhe me aftësi, dhe si person njihet në profesion si pozitive dhe me qëllime të mira, këto janë karakteristika të rëndësishme për një funksion menaxherial", tha Saveski.
Marija Ilievska tha se pajtohet me qëndrimin e Saveskit duke theksuar se kjo i është konfirmuar edhe nga intervista me kandidatët.
Edmond Neziri votoi për Ftime Fetain duke theksuar se është kandidate me më shumë përvojë dhe, sipas tij, më e përshtatshmja. qa/
Foto: MIA