• сабота, 22 февруари 2025

Arrest me burg për kryetarin e Bashkësisë së Tiranës, për bashkëshorten e cila është jashtë vendit, arrest shtëpiak

Arrest me burg për kryetarin e Bashkësisë së Tiranës, për bashkëshorten e cila është jashtë vendit, arrest shtëpiak

Tiranë, 10 shkurt 2025 (MIA) - Me urdhër të Prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit (SPAK), kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili është arrestuar pasdite i është shqiptuar masë arrest me burh. ndërsa bashkëshortes së tij Ajola Xhoxha, në mungesë i është shqiptuar arrest shtëpiak.

Xhoxha tashmë dy ditë është jashtë vendit, konkretisht në Romë të Italisë.

Gjykata Speciale shqiptoi masë që pesë biznesmenë të cilët kanë marrë tenderë të dyshimtë nga Bashkia e Tiranës të paraqiten rregullisht në gjykatë. Një hetim ka nisur edhe ndaj deputetes K.B. vepra që pengojnë zbulimin e së vërtetës, theksohet në kumtesën e SPAK.

Me vendim gjykate, të gjithë personave të përfshirë në këtë dosje iu janë konfiskuar përkohësisht pasuritë e paluajtshme, vilat, apartamentet, ndërsa bashkëshortes së Veliajt, Xhoxha dhe një organizatë qytetare përmes së cilës i transferoheshin para, janë bllokuar mjere prej rreth 900 mijë euro në dy banka.

SPAK zhvilloi hetime ndaj Veliajt lidhur me akuza të shumta, si keqpërdorim të detyrës zyrtare, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim pasurie dhe larje parash.

Më 6 dhjetor, me urdhër të Gjykatës Speciale është kryer bastisje në shtëpinë e Veliajt, në zyrat e tij zyrtare, si dhe në ambientet e punës së bashkëshortes së tij, të cilës i është marrë edhe celulari.

Veliaj është marrë disa herë në pyetje në SPAK, ndërsa sot është arrestuar në zyrën e tij. ls/

Foto: Fejsbuk

 

 

Остани поврзан