Armata ukrainase rrëzoi 46 dronë dhe dy raketa ruse
- Armata ukrainase sot kumtoi se gjatë natës Rusia ka lansuar 61 dronë dhe dy raketa drejt Ukrainës.

Kiev, 25 janar 2025 (MIA) - Armata ukrainase sot kumtoi se gjatë natës Rusia ka lansuar 61 dronë dhe dy raketa drejt Ukrainës.
Nga 61 dronë, sipas armatës ukrainase u rrëzuan 46 fluturake pa pilot dhe dy raketa.
Ndërsa 15 dronë u zhdukën nga radarët para se të arrijnë në cak. ab/
foto: МIА arkivi