• среда, 09 октомври 2024

Armata ruse pretendon se ka rrëzuar 47 dronë ukrainas

Armata ruse pretendon se ka rrëzuar 47 dronë ukrainas

Moskë, 9 tetor 2024 (MIA) - Armata ruse kumtoi se gjatë natës ka rrëzuar 47 dronë ukrainas, nga të cilat gjysma mbi rajonin Briansk, i cili kufizohet me Ukrainën.

"Gjatë natës u parandaluan përpjekjet e Kievit të kryejë sulme terroriste me dronë në kolacionet e terriorit rus. Sistemet për mbrojtje kundërajrore shkatërruan 47 dronë ukrainas, nga të cilat 24 ishin në rajonin Mrijansk", citohet në kumtesën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Pesë dronë ukrainas u rrëzuan mbi rajonin Bellgorod, dy mbi Kurskin, të dy rajonet kufizohen me Ukrainën. Ndërsa dy dronë u shkatërruan në rajonin Rostovska në afërsi të kufirit ukrainas, një në rajonin Krasnodarska në jugperëndim dhe 13 mbi Detin Azov.

Rusia pothuajse çdo ditë raporton se ka shkatërruar  dronë ukrainas mbi territorin e saj. Kievi i pranoi sulmet, qëllimi i së cilës shpesh herë janë instalimet energjetike, si përgjigje e bombardimeve ruse të Ukrainës, që zgjat më shumë se dy vite. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан