Armata libaneze po shpërndahet në pjesën jugore të Libanit
- – Pjesëtarë të armatës libaneze sot janë shpërndarë edhe në disa fshatra në jug të Libanit, pasi armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut ka vazhduar deri më 18 shkurt.

Bejrut, 27 janar 2025 (MIA) – Pjesëtarë të armatës libaneze sot janë shpërndarë edhe në disa fshatra në jug të Libanit, pasi armëpushimi mes Izraelit dhe Hezbollahut ka vazhduar deri më 18 shkurt.
Forcat libaneze pjesërisht u kthyen në qytetet Mais al Xhabal dhe Hulu, të cilët gjenden përgjatë kufirit jugor me Izraelin fqinj.
Kolona të automobilave dhe njerëz me flamuj të Hezbollahut prisnin të hynin në fshatrat e tyre në jug të Libanit, të shoqëruar nga armata libaneze.
Sipas Zyrës së KB-së për koordinim të çështjeve humanitare (OCHA), dhjetëra mijëra banorë ishin kthyer në pjesën jugore dhe në zonat e tjera të Libanit pas armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut në nëntor.
Një numër i madh i banorëve të Libanit jugor e mbështet Hezbollahun ose lëvizjen e tij aleate Amal.
Sipas marrëveshjes, Hezbollahu duhet të tërhiqet në veri të lumit Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri jugor.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Aviçai Adrai në Iks njoftoi se forcave izraelite u duhet më shumë kohë që të sigurohen se “Hezbollahu nuk do të mundet përsëri ta vendosë praninë e tij ushtarake”.
Por, edhe krahas armëpushimit, armata izraelite po përleshet me libanezët të cilët po bëjnë përpjekje të kthehen në shtëpitë e tyre.
Ministria e Shëndetësisë e Libanit bëri të ditur se sot armata izraelite ka vrarë një person, ndërsa ka plagosur shtatë, prej të cilëve njëri fëmijë, në pjesën jugore të vendit. Përderisa dje ushtarët izraelitë dje hapën zjarr ndaj banorëve në jug të Libanit, të cilët bënë përpjekje që të ktheheshin në fshatrat e tyre, me çka janë vrarë 22 njerëz, ndërsa 124 janë lënduar.
Sipas marrëveshjes së 27 nëntorit, me të cilën përfunduan luftërat dymujore mes Izraelit dhe Hezbollahut, armata izraelite duhej ta përfundonte tërheqjen deri më 26 janar. Por, autoritetet izraelite më 24 janar njoftuan se Libani nuk i respekton në tërësi detyrimet e tij, me çka tërheqja e tyre do të vazhdojë edhe jashtë afatit të planifikuar. fc/
Fotografia: EPA