• сабота, 17 јануари 2026

Arijan Ibrahim zyrtarisht e filloi mandatin e tij të katërt si kryetar komune

Arijan Ibrahim zyrtarisht e filloi mandatin e tij të katërt si kryetar komune

Dibër, 16 janar 2026 (MIA) - Kryetari i Komisionit Komunal i Zgjedhjeve, Nexhip Iljaz, sot pasdite ia dorëzoi certifikatën Arijan Ibraimit, me të cilën edhe zyrtarisht e filloi mandatin e tij të katërt radhazi si kryetar i Komunës Qendër Zhupë.

"Kryetarit të komunës, i cili u zgjodh me vullnetin e popullit të komunës sonë, i uroj shumë suksese në interes të komunës dhe banorëve. Dua të falënderoj të gjithë anëtarët e KKZ-së, këshillat zgjedhore dhe institucionet që kontribuan për një proces zgjedhor demokratik", tha Iljaz.

Ai u zgjodh në zgjedhjet e përsëritura të mbajtura më 11 janar, ku të drejtën e votës e ushtruar 1003 nga gjithsej 7652 votues të regjistruar. Nga këta, 973 votuan për Arijan Ibrahimin, ndërsa 30 ishin fletëvotime të pavlefshme.

Ibrahim (54) u propozuar nga Partia Demokratike e Turqve, ndërsa u mbështet nga koalicioni i udhëhequr nga VMRO DPMNE.

"Një falënderim i madh për të gjithë banorët që proceset zgjedhore po zhvillohen në një atmosferë demokratike. Si më parë, ne vazhdojmë me punë transparente, angazhim maksimal dhe zbatim të projekteve në interes të të gjithëve", deklaroi shkurt Ibrahimi. ls/

Foto: Komuna Qendër Zhupë

 

 

Остани поврзан