Argjentina do ta përcjellë shembulin amerikan dhe do ta braktisë OBSH-në
- Argjentina do ta braktisë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për shkak të administrimin joadekuat me pandeminë e Kovid-19, deklaroi sot zëdhënësi i presidentit të djathtë Havier Milej, transmeton DPA.

Buenos Ajres, 5 shkurt 2025 (MIA) - Argjentina do ta braktisë Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për shkak të administrimin joadekuat me pandeminë e Kovid-19, deklaroi sot zëdhënësi i presidentit të djathtë Havier Milej, transmeton DPA.
Ky vendim vjen dy javë pasi presidenti Donald Tramp njoftoi vendimin e SHBA-së për t'u larguar nga kjo organizatë shëndetësore në ditën e parë të mandatit të tij të dytë.
"Presidenti Havier Milej ka urdhëruar ministrin e Punëve të Jashtme, Gerardo Verthajn që ta tërheqë Argjentinën nga OBSH-ja", deklaroi zëdhënësi i shtetit Manuel Adorni në një konferencë për shtyp.
Ashtu si Tramp, zëdhënësi i Milej deklaroi se qeveria argjentinase ka kontestime të thella me OBSH-në lidhur me përgjigjen e saj ndaj pandemisë së koronavirusit.
“Ne, argjentinasit, nuk duam të lejojmë asnjë organizatë ndërkombëtare të ndërhyjë në sovranitetin tonë, dhe veçanërisht jo në shëndetin tonë”, tha Adorni.
Në fillim të pandemisë 2020, Amerika e Jugut, ashtu si Argjentina, prezantoi masa shumë të rrepta për të shtypur përhapjen e koronavirusit.
Milej u bë president në dhjetor të vitit 2023. mb/
Foto: MIA