• петок, 21 февруари 2025

Aragçi: SHBA-ja dhe Izraeli do të ishin "të marrë" t'i sulmojnë instalacionet tona bërthamore

Aragçi: SHBA-ja dhe Izraeli do të ishin

Teheran, 28 janar 2025 (MIA) - Irani paralajmëroi se sulmi i SHBA-së dhe Izraelit ndaj instalacioneve të tij bërthamore do të ishte "marrëzi" dhe do të shkaktojë "katastrofë të madhe" për rajonin, kumtoi Skaj Njus.

Paralajmërimi erdhi pas intervistës së parë të ministrit iranian të Punëve të Jashtme, Abaz Aragçi pas inaugurimit të presidentit amerikan, Donald Tramp. Në intervistën për shtëpinë e përmendur mediatike në Teheran, Aragçi e kritikoi presidentin amerikan për propozimin për "zhvendosje" të palestinezëve nga Gaza, duke propozuar që izraelitët të shpërngulen në Grenlandë.

Aragçi në intervistë tha se Irani qartë bëri me dije se çdo sulm ndaj instalacioneve të tij bërthamore do të shoqërohet me "përgjigje momentale".

Megjithatë, ai konsideron se SHBA-ja dhe Izraeli nuk do ta bëjnë "atë gjë të marrë", sepse kjo do ta çonte tërë rajonin drejt një "katastrofe të madhe".

Irani pohon se programi i ri bërthamor është paqedashës dhe për qëllime civile, prëderisa Perëndimi, posaçërisht SHBA-ja, beson se Irani pasuron uranium për të prodhuar armë bërthamore.

Pasi që Trampi në vitin 2018 e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore, irani vazhdoi me pasurim të uraniumit.

Aragçi tha se do të nevojitet shumë më tepër se "fjalë të bukura" që Irani t'i rifillojë negociatat me SHBA-në për marrëveshje të re, duke pasur parasysh atë që ndodhi në të kaluarën.

Duke folur për situatën në rajon, Aragçi pranoi se aleatët e Iranit, si Hamasi dhe Hezbollahu, janë dobësuar.

Nga ana tjetër, përderisa qytetarët iranianë shpresojnë se marrëveshja me Perëndimin mund të çojë drejt heqjes së sanksioneve dhe përmirësimit të gjendjes ekonomike, inflacioni në iran vlerësohet në 50 për qind, papunësia tek të rinjtë është prëafërsisht 20 për qind, ndërsa valuta është në nivel rekord, shkruan Skaj Njus. ab/

foto: МIА arkivi

Остани поврзан