• сабота, 22 февруари 2025

Arabia Saudite nuk do ta njohë Izraelin pa krijimin e shtetit palestinez

Arabia Saudite nuk do ta njohë Izraelin pa krijimin e shtetit palestinez

Riad, 5 shkurt 2025 (MIA) – Arabia Saudite njoftoi se nuk do të vendosë marrëdhënie me Izraelin pa krijimin e shtetit palestinez, me çka e mohon pohimin e presidentit amerikan Donald Tramp se Riadi nuk kërkon që palestinezët të kenë shtetin e tyre. 

Në kumtesën e mbrëmshme të Ministrisë saudite të Punëve të Jashtme bëhet e ditur edhe se Riadi i hedh poshtë të gjitha përpjekjet për zhvendosjen e palestinezëve, sepse për atë çështje nuk negociohet. 

Kumtesa është reagim i deklaratës së mbrëmshme të Trampit se SHBA-ja do ta marrë kontrollin mbi Rripin e Gazës dhe do të zhvillojnë territor ekonomik pasi të zhvendosen palestinezët. 

“Princi i kurorës saudite, Mohamed bin Salman konfirmoi pozicionin e vendit në mënyrë të qartë dhe theksoi se nuk do të lejojë interpretim në asnjë rrethanë”, shtohet në kumtesën e MPJ-së saudite.

SHBA-ja një kohë të gjatë po bën përpjekje që Arabia Saudite ta njohë Izraelin. Por, lufta në Rripin e Gazës, që filloi në tetor të vitit 2023, e detyroi Riadin ta shtyjë njohjen e Izraelit për shkak të zemërimit në botën arabe të shkaktuar nga ofensiva izraelite. 

Vendosja e marrëdhënieve me Arabinë Saudite do të ishte në interes të madh për Izraelin, sepse vendi ka ndikim të madh në Lindjen e Mesme, ndaj vendeve myslimane dhe është importuesi më i madh botëror i naftës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

Остани поврзан