• сабота, 22 февруари 2025

Anketë Rojters/Ipsos: Trampi e fillon mandatin e tij të ri me miratim nga 47 për qind të amerikanëve

Anketë Rojters/Ipsos: Trampi e fillon mandatin e tij të ri me miratim nga 47 për qind të amerikanëve

Uashington, 22 janar 2025 (MIA) - Rreth 47 për qind të amerikanëve e miratojnë presidencën e Donald Trampit pas kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë këtë javë, tregon anketa më e re e Rojters/Ipsos.

Sipas mediumeve amerikane, kjo është shenjë e polarizimit të vazhdueshëm të shoqërisë amerikane pas fitores së republikanëve në zgjedhjet presidenciale në nëntor vitin e kaluar.

Anketa, e zbatuar në dy ditët e para të javës pas inaugurimit të Trampit, tregon se popullariteti i tij ështtë më i madh sesa ishte në pjesën më të madhe të mandatit të tij të parë në vitin 2017 deri në fillim të vitit 2021.

Por, rezultatet nga hulumtimi tregojnë edhe se amerikanët tashmë janë të pakënaqur nga disa prej hapave të tij të para si president amerikan - rreth 58 për qind nga të anketuarit thonë se Trampi nuk duhej t'i amnistojë të gjithë të dënuarit për krime gjatë bastisjes në Kapitoll më 6 janar të vitit 2021.

Vetëm 29 për qind nga të anketuarit e miratojnë mënyrën e Trampit për t'u ballafaquar me çështjen për politizimin e sistemit gjyqësor.

Të anketuarit janë më të favorshëm për qasjen e Trampit ndaj çështjeve tjera.

Rreth 46 për qind nga të anketuarit në anketë e miratojnë ballafaqimin e tij me migrimin, çështje që shumë amerikanë do të donin ta shohin si prioritet kryesor për administratën e re amerikane. bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан