• среда, 28 јануари 2026

Anketë: Rejtingu i Trampit bie në nivelin rekord të ulët pas ngjarjeve në Mineapolis

Anketë: Rejtingu i Trampit bie në nivelin rekord të ulët pas ngjarjeve në Mineapolis

Londër, 27 janar 2026 (MIA) - Pas ngjarjeve në Mineapolis, rejtingu i presidentit amerikan Donald Tramp ka rënë në nivel rekord të ulët që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë, tregon sondazhi i fundit i Rojtersit dhe Ipsos.

Sipas sondazhit, shkalla e miratimit të Trampit midis amerikanëve është 38 për qind, niveli më i ulët që nga janari 2025, kur ai mori përsëri detyrën. Në mesin e janarit, vlerësimi i tij ishte 41 për qind.

Rënia e mbështetjes është kryesisht për shkak të pakënaqësisë me politikën e migracionit të administratës Tramp. Sondazhi tregon se 39 për qind e të anketuarve e miratojnë atë politikë, ndërsa 53 për qind nuk e miratojnë.

Më herët këtë muaj, raporti ishte 41 për qind me 50 për qind. Rreth 58 për qind e të anketuarve vlerësojnë se agjentët e Shërbimit të migracionit dhe doganave (ICE) kanë shkuar "tepër larg" në shtrëngimin e masave, 12 për qind thonë se ato nuk kanë qenë mjaftueshëm të rrepta dhe 26 për qind i quajnë ato "mjaft të përshtatshme".

Në fillim të janarit, gjatë një operacioni të ICE në Mineapolis, një agjent i Shërbimit qëlloi dhe vrau një shtetase 37-vjeçare amerikane, Rene Nikol Gud, duke shkaktuar protesta masive kundër veprimeve të autoriteteve federale. Zyrtarët e administratës Tramp pretenduan se agjentja veproi në vetëmbrojtje, sepse dyshohet se ajo u përpoq ta shtypte, por kryetari i bashkisë së Mineapolisit, Xhejkob Frej e quajti këtë version "absurditet të plotë" dhe kërkoi publikisht që ICE të largohet nga qyteti.

Foto: arkivi

Тагови

Остани поврзан