ANEB: Fillon riparimi i largpërçuesit kyç në afërsi të centralit bërthamor Zaporozhje
- Filloi riparimi i largpërçuesit kyç në afërsi të centralit bërthamor Zaporozhje pas arritjes së marrëveshjes së re për ndërprerje lokale të zjarrit, të arritur me ndërmjetësim të Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), kumtoi sot ANEB-i.
Zaporozhje, 28 dhjetor 2025 (MIA) - Filloi riparimi i largpërçuesit kyç në afërsi të centralit bërthamor Zaporozhje pas arritjes së marrëveshjes së re për ndërprerje lokale të zjarrit, të arritur me ndërmjetësim të Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), kumtoi sot ANEB-i.
Siç kumtoi ANEB-i në platformën X, riparimi filloi pasi që palët u dakorduan për ndërprerje të përkohshme të përplasjeve, transmeton Ukrinform.
"Në afërsi të centralit bërthamor Zaporozhje fillluan punë të rëndësishme për riparimin e largpërçuesit, pas edhe një ndërprerje lokale të zjarrit të arritur me ndërmjetësim të ANEB-it", theksoi drejtori i ANEB-it, Rafael Grosi, në kumtimin në X. ab/
Foto: ЕPА