Andonovski: Digjitalizimi real - qytetarët do t'i marrin shërbimet shpejtë, thjeshtë dhe në mënyrë elektronike
- Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski ishte mysafir në intevistën e së dielës në Radio Evropa e Lirë, ku foli për hapat konkretë për shërbime të plota elektronike, për gjendjen në institucionet dhe për implementimin e ligjit të ri për sigurinë kibernetike.
Shkup, 18 janar 2026 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski ishte mysafir në intevistën e së dielës në Radio Evropa e Lirë, ku foli për hapat konkretë për shërbime të plota elektronike, për gjendjen në institucionet dhe për implementimin e ligjit të ri për sigurinë kibernetike.
Siç kumtoi Ministria e e Transformimit digjital, në intevistë, Andonovski sqaroi se përvoja e deritanishme nga një pjesë të shërbimeve të Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë (DULA) me siguri del nga ajo se qytetarët janë orientuar nga portali nacional drejt ueb portalit të vet institucionit, pasi DULA deri tani në mënyrë të pavarur i ka publikuar shërbimet në mënyrë elektronike.
"Supozoj se ky është një ridrejtim nga portali kombëtar për uslugi.gov.mk në portalin konkret të institucionit Drejtoria për udhëheqje e librave amë, pasi ajo i ka publikuar vet deri tani shërbimet në mënyrë elektronike", tha Andonovski.
Ai njoftoi se Ministria është në proces të ndryshimeve dhe se katër shërbimet kryesore të Drejtorisë për udhëheqje e librave amë do të integrohen në portalin kombëtar: "Jemi në proces të bërjes së ndryshimeve në katër shërbimet e ofruara nga Drejtoria e për udhëheqje e librave amë, certifikatat e lindjes, martesës, vdekjes dhe gjendjes martesore".
Andonovski informoi se procesi është në fazën e tij përfundimtare: "Tashmë jemi në fazën e testimit të shërbimeve, të cilat të gjitha do të transferohen shumë shpejt në portalin kombëtar të shërbimeve".
Ministri shtoi se për secilin prej këtyre shërbimeve, qytetarët do të marrin gjithashtu një konfirmim elektronik dhe do të kenë disa mundësi shkarkimi: "Për secilin prej tyre, konfirmimi do të merret gjithashtu në mënyrë elektronike, ndërsa do të keni mundësinë të zgjidhni ta merrni në sportel ose t'ju dërgohet me postë".
Andonovski deklaroi se shteti nuk do të shkojë me "digjitalizim të detyruar" për tërë popullatën, ndërsa shembulli i aplikimit tërësisht elektronik për vauçerë për pajisje elektronike për studentët është treguar jashtëzakonisht i suksesshëm.
Ai tha: "Nuk dëshirojmë ta bëjmë këtë për të gjithë qytetarët menjëherë sepse shteti nuk është mjaftë i përgatitur për të ofruar të gjitha shërbimet në mënyrë elektronike. Kur shteti e përmbush detyrimin e tij për të ofruar të gjitha shërbimet në format elektronik, atëherë mund ta kërkojmë këtë nga qytetarët". Ministri konkludoi se duhet t'i kushtohet vëmendje edhe hendekut digjital midis qytetarëve.
Duke folur për zbatimin e Ligjit për sigurinë kibernetike, Andonovski shpjegoi se ligji përcakton standarde dhe protokolle, si dhe mekanizma për raportimin e incidenteve.
Andonovski shtoi se "të dy sektorët do të kenë një platformë të vetme për bashkëpunim të ndërsjellë". Lidhur me mosraportimin e incidenteve, ministri tha: “parashikohen dispozita për kundërvajtje që fillojnë nga personi përgjegjës në subjektin dhe shkojnë lart, qëllimi është të tejkalohet frika e së kaluarës se kur kishte incidente në hapësirën kibernetike, ato nuk raportoheshin dhe i kushtonin shtetit shumë më tepër.”
Ministri theksoi se Ministria e Transformimit Digjital mbetet e përkushtuar ndaj digjitalizimit të vërtetë, të matshëm në terren, shërbimeve që me të vërtetë kryhen në mënyrë elektronike, me standarde të qarta dhe mbrojtje të shtuar të institucioneve dhe qytetarëve në hapësirën digjitale. bsh/
Foto: MTD