• сабота, 22 февруари 2025

Analiza amerikane: BE-ja në vitin 2025 do të jetë politikisht e paqëndrueshme për shkak të sfidave të jashtme dhe të brendshme

Analiza amerikane: BE-ja në vitin 2025 do të jetë politikisht e paqëndrueshme për shkak të sfidave të jashtme dhe të brendshme

Uashington, 30 janar 2025 (MIA) – Bashkimi Evropian do të përballet me paqëndrueshmëri serioze politike në vitin 2025, e shkaktuar nga faktorë të mëdhenj të brendshëm dhe të jashtëm, vlerëson qendra analitike amerikane “Gjeopolitikal Fjuçërs” (Geopolitical Futures - GF). Sipas analizës, paqëndrueshmëria në rajonet fqinje, përfshirë edhe Serbinë, do t’i thellojë ndarjet brenda në Union. 

Në raport bëhet e ditur se marrëdhëniet mes BE-së dhe administratës së re amerikane, zgjedhjet në shumë vende anëtare ku pritet ndikim i përforcuar i ekstremit të djathtë, mospajtimet rreth politikës për Ukrainën, inflacioni dhe shkurtimet në buxhet do të jenë faktorë kyç për paqëndrueshmërinë politike në Union. 

Analiza gjithashtu thekson se faktor shtesë do të jetë situata në zonat e paqëndrueshme fqinje. Sipas “Gjeopolitikal Fjuçërs”, autoritetet serbe po bëjnë përpjekje ta qetësojnë pakënaqësinë e qytetarëve për shkak të viktimave nga objekti i rrënuar hekurudhor dhe korrupsioni politik i përhapur gjerësisht. 

Njëkohësisht, zgjedhjet e ardhshme në Kosovë dhe Shqipëri sjellin rrezik të shtuar nga padurimi dhe dhuna etnike, përderisa Moldavia përballet me krizë energjetike dhe ndikim të rritur rus para zgjedhjeve të vjeshtës. Si kërcënim shtesë për qëndrueshmërinë e BE-së theksohet edhe situata në Gjeorgji, ku qeveria proruse përballet me protesta masive proevropiane. 

Tensione të shtuara për Evropën sjellë edhe politika agresive e Turqisë në Lindjen e Mesme, që sjell përleshje me Francën dhe vendet e Mesdheut lindor. 

Një nga sfidat më të mëdha për unitetin evropian do të jetë vala e re e emigrantëve, veçanërisht nga Lindja e Mesme, që mund t’i thellojë ndarjet mes anëtareve të Unionit, transmeton Beta. fc/

Fotografia: Piksabej

Остани поврзан