Anëtarët e Kongresit amerikan nga Partia demokratike premtojnë se do ta mbrojnë USAID-in
- Anëtarët e Kongresit amerikan nga Partia demokratike e kontestuan "tentimin e dukshëm" të administratës së presidentit Donald Tramp për ta bashkuar Agjencinë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) me Departamentin e Shtetit, që e sjellë në pikëpyetje financimin e programeve për ndihmë në mbarë botën, përfshirë edhe miliarda dollarë në ndihmë zhvillimore për Ukrainën.

Uashington, 4 shkurt 2025 (MIA) - Anëtarët e Kongresit amerikan nga Partia demokratike e kontestuan "tentimin e dukshëm" të administratës së presidentit Donald Tramp për ta bashkuar Agjencinë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) me Departamentin e Shtetit, që e sjellë në pikëpyetje financimin e programeve për ndihmë në mbarë botën, përfshirë edhe miliarda dollarë në ndihmë zhvillimore për Ukrainën.
Deputetët u tubuan para selisë së USAID-it në qendër të Uashingtonit për ta kritikuar, siç thanë "manovrën e pazakontë" të drejtorit ekzekutiv të "Teslla"-s dhe "Spajs Iks", Ilon Mask, të cilin Tramp e angazhoi për ta pakësuar qeverinë.
Ata e mbështetën tubimin në shenjë proteste pas raporteve se dje të punësuarve në agjenci u është thënë të mos vijnë në punë, ndërsa më pas iu ishte ndaluar qasja drejt mejleve zyrtare dhe llogarive tët jera, përderisa agjencia duket se është në proces të mbylljes, lajmëron Radio Evropa e Lirë.
Deputetët në mënyrë ironike deklaruan se SHBA-ja nuk kanë degë të katërt të qeverisë me emrin Ilon Mask.
"Dhe kjo do të bëhet shumë e qartë", tha Xhejmi Raskin, përfaqësues i shtetit Merilend.
Ai shtoi se nuk e din se cilat janë motivet e Maskut, "por ata nuk kanë kurfarë lidhje me atë që legalisht e miratoi populli i SHBA-së përmes Kongresit. Do ta mbrojmë USAID-in deri në fund".
Senatori Kris Marfi nga Konektikat tha se hapi ka krijuar krizë kushtetuese dhe premtoi se do të luftojë kundër saj.
"Populli vendosë se si do të shpenzohen paratë e tyre tatimore. Ilon Mask nuk vendosë", tha ai, gjithashtu duke folur para ndërtesës së USAID-it.
Marfi e quajti këtë hap si tentim për t'u dorëzuar qeveria disa miliarderëve të pazgjehdur dhe interesave koorporative, por theksoi se "nuk do t'i lejojmë ta bëjnë atë".
USAID është agjenci e pavarur qeveriatre e themeluar nga Kongresi në vitin 1961 dhe ka përafërsisht 10.000 të punësuar në mbarë botën. ab/
Foto: МIА arkivi