• петок, 07 февруари 2025

Anëtarët e familjes së Frosina Kullakovës në Prokurorinë publike janë informuar për rrjedhën e procedurës dhe dëshmitë e grumbulluara

Anëtarët e familjes së Frosina Kullakovës në Prokurorinë publike janë informuar për rrjedhën e procedurës dhe dëshmitë e grumbulluara

Shkup, 6 shkurt 2025 (MIA) - Anëtarë të familjes së Frosina Kullakovës e cila e humbi jetën në fatkeqësinë e komuniakcionit në vend-kalimin në bulevardin "Aradhat partizane" u njoftuan me procedurën dhe me dëshmitë e grumbulluara kundër shoferit të akuzuar 20-vjeçar, ndërsa gjatë ditës së nesërme avokati i tyre do të kryejë kontroll shtesë të dëshmive.

"Anëtarë të familjes së viktimës në cilësinë e të dëmtuarve dhe përfaqësuesve ligjor dhanë dëshmi dhe u njoftuan me procedurën dhe me dëshmitë e mbledhura. Gjatë ditës së nesërme avokati i tyre do të kryej kontroll shtesë të dëshmive", konfirmuan për MIA-n nga Prokuroria publike.

Frosina Kullakova, 22-vjeçare, më 29 janar u shkel për vdekje në një vend-kalim për këmbësorë në Shkup. Shoferit 20-vjeçar i është caktuar paraburgim prej 30 ditëve. Ai ngarkohet se veprën e ka kryer me paramendim, duke kalaur në dritë të kuqe, pa patent shofer dhe nën ndikim të alkoolit. Për të edhe më parë ka pasur padi tët jera penale. ab/

Foto: МIА arkivi

Остани поврзан