Ançeloti nuk është më trajner i Botafogës
- Botafogo në ueb faqen e saj zyrtare publikoi se Davide Ançeloti largohet nga pozicioni i tij si trajner kryesor i ekipit.
Rio de Zhanejro, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Skuadra Botafogo në ueb faqen e saj zyrtare publikoi se Davide Ançeloti largohet nga pozicioni i tij si trajner kryesor i ekipit.
Italiani 36-vjeçar, i cili është djali i Karlo Ançelotit, ka refuzuar të nënshkruajë kontratë të re.
"Ançelotti nuk është më trajner i Botafogos. Ndihmësit e tij gjithashtu po largohen nga ekipi. Klubi falënderon Ançelotin për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij si pjesë e familjes Botafogo. Stafi i ri i trajnerëve do të shpallet së shpejti", thuhet në kumtesën e klubit brazilian.
Këtë sezon, Botafogo fitoi 63 pikë dhe përfundoi i gjashti në tabelë. Skuadra u kualifikua për Kopa Libertadores për herë të parë në historinë e saj. mb/
Foto: EPA