• петок, 20 февруари 2026

Ambasadori i Republikës së Turqisë Fatih Ulusoj për vizitë në Gostivar

Ambasadori i Republikës së Turqisë Fatih Ulusoj për vizitë në Gostivar

Gostivar, 21 janar 2026 (MIA) - Vazhdim të bashkëpunimit dhe krijimin e lidhjeve më të thella njoftoi ambasadori i Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoj i cili realizoi vizitë pune në Gostivar. Ai u takua me kryetarin e komunës së Gostivarit Valbon Limani i cili vlerësoi se ky është një sinjal për përforcimin e bashkëpunimit.

"Me mikun itm personal dhe mik të Gostivarit", ambasadorin Ulusoj biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për planet e ardhshme. Nga kjo vizitë pres bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen", tha kryetari i komunës Limani.

Ai tha se vizita paraqet një bazë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të ndryshme siç janë kultura, sporti, arsimi dhe nxitja e ideve për zhvillim të qëndrueshëm lokal.

Ambasadori Ulusoj uroi Limanin për zgjedhjen për kryetar komune dhe tha se Turqia dhe Gostivari ndajnë vlera, histori dhe interesa të përbashkëta, të cilat duhet të shfrytëzohen si potencial për intensifikimin e bashkëpunimit nmë të ardhmen.

Në kuadër të vizitës, kryetari i komunës Limani dhe ambasadori Ulusoj e vizituan SHFK "Mustafa Ataturk" në Gostivar, një institucion arsimor në të cilin mësimin e ndjekin një numër i madh nxënësish nga komuniteti turk. sa/

Foto: MIA

Остани поврзан