• сабота, 22 февруари 2025

Al-Shara në Turqi në bisedime me Erdoganin për stabilitetin dhe ekonominë e Sirisë

Al-Shara në Turqi në bisedime me Erdoganin për stabilitetin dhe ekonominë e Sirisë

Ankara, 4 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i përkohshëm i Sirisë Ahmed al-Shara sot do të arrijë në Turqinë fqinje për takim me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Kjo është vizita e tij e dytë zyrtare jashtë vendit pasi është në pushtet, njofton DPA.

Takimi është planifikuar për në orët e mbrëmjes në Ankara, kumtoi kabineti i Erdoganit.

Të dy liderët do të diskutojnë për zhvillimet e fundit në Siri dhe për hapat e përbashkët drejt "rimëkëmbjes ekonomike, stabilitetit të qëndrueshëm dhe sigurisë", publikoi kabineti i Erdoganit në rrjetin social Iks.

Turqia shpreson se kjo vizitë do të kontribuojë për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe "që janë rivendosur përsëri pasi që kur Siria riktheu lirinë e saj", thuhet në kumtesë.

Përveç Turqisë, dhe Arabisë Saudite dhe Katari shpejt po rindërton marrëdhëniet me qeverinë e re siriane. Turqia dëshiron të ndihmojë në rindërtimin e ekonomisë pas më shumë se një dekade luftë civile, si dhe të mbështesë ushtrinë siriane.

Ndikimi i rritjes së Turqisë në rajon pason përmbysjen e regjimit të Bashar al-Asad në dhjetor nga pala e aleancës islamike. Al-Asad kishte mbështetjen e Rusisë dhe Iranit.

Në ndërkohë, milicitë e mbështetura nga Turqia vazhdojnë me luftën kundër forcave kurde në veri të Sirisë, në afërsi të kufirit mes dy vendeve. Ankaraja i konsideron forcat kurde si "organizatë terroriste" të lidhura me Partinë e ndaluar të punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe kërkon shpërbërjen e tyre. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан