• понеделник, 07 април 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Aleatëte NATO-s premtuan 20 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën në vitin 2025

Aleatëte NATO-s premtuan 20 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën në vitin 2025

Bruksel, 2 prill 2025 (MIA) - Aleatët e NATO-s premtuan mbi 20 miliardë euro ndihmë sigurie për Ukrainën në vitin 2025, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute.

Ai shtoi se Komanda e NATO-s në qytetin gjerman Vizbaden do të vazhdojë ta koordinojë ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe btrajnimin e ushtarëve ukrainas.

Paralajmërimi për ndihmë ushtarake për Ukrainën pasoi pas druajtjes se mbështetja amerikane për Ukrainën mund të ulet në mënyrë drastike, sepse administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp tenton të dtyrojë një marrëveshje paqësore, ndërksa njëkohësisht u bën thirrje aleatëve evropianë t'i rrisin shpenzimet për mbrojtje.

"Edhe përkundër përkushtimit të vazhdueshëm të aleatëve ndaj Ukrainës, mbetet kërcënimi me të cilët përballemi nga Rusia", theksoi Rute.

Vitin e kaluar aleatët e NATO-s siguruan ndihmë sigurie në vlerë prej rreth 50 miliardë eurove për Ukrainën.

Ministrat e jashtëm të NATO-s nesër dhe të premten në bruksel do të bisedojnë për prëforcim të aftësive mbrojtëse të Aleancës.

Administrata e Trampit vazhdimisht u bën thirrje aleatëve evropianë t'i rrisin shpenzimet për mbrojtje në pesë për qind nga bruto prodhimi vendor (BPV) - më shumë se dyfish nga qëllimi i tanishëm i NATO-s prej minimum dy për qind të BPV-së.

Rute theksoi se vendimi për rritje të shpenzimeve për mbrojtje me siguri do të sillet në Samitin e ardhshëm të NATO-s në qershor. ab/

foto: ЕPА

Остани поврзан