Makron: Rusia duhet të ndërpres me anulimin e taktikave dhe të pranojë armëpushim me Ukrainën
- Maqedonia e Veriut shënon progres historik në eliminimin e pashtetësisë, u theksua në takimin e sotëm të zëvendëskryeministrit të Maqedonisë se Veriut, i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai me përfaqësuesin e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR) Gabriel Gualano de Godoj.

Kajro, 7 prill 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron sot vlerësoi se Rusia duhet urgjentisht të ndalet me anulimin e taktikave dhe të pranojë armëpushimin e pakushtëzuar, të propozuar nga presidenti amerikan Donald Tramp në Ukrainë.
"Ka kaluar pothuaj një muaj prej se Rusia jo vetëm që e refuzoi, por i rriti bombardimet e civilëve me humbje shtesë tragjike para disa ditëve në Ukrainë", tha Makron gjatë vizitës në Kajro.
Presidenti i Francës tha se ai e mbështet qëllimin për t'i dhënë fund luftës, qëllim ndaj të cilit synon presidenti Tramp dhe shtoi se nevojitet një "paqe e qëndrueshme dhe e përhershme, cila garanton sigurinë e Ukrainës dhe të gjithë evropianëve".
“Për këtë shkak është urgjente që Rusia të ndërpres me anulimin e taktikave dhe të pranojë armëpushim të pakushtëzuar, që ishte propozimi i presidentit Tramp, propozim për të cilin presidenti Zelenski u dakordua në Xheda më 11 mars", shtoi Makron.
Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski të dielën shprehu keqardhje për shkak të mungesës së "përgjigjes" amerikane ndaj "refuzimit" të presidentit rus, Vlladimir Putin për të pranuar armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar në Ukrainë, pas sulmeve të fundit vdekjeprurëse, veçanërisht në Kiev. rq/bsh/