Albaresi: Është herët për bisedime për dërgimin e trupave në Ukrainë, paqja është ende larg
- Ministri i Punëve të Jashtme i Spanjës, Hoze Manuel Alvares, deklaroi sot se është herët për të biseduar për dërgimin e trupave në Ukrainë, duke theksuar se konsideron se së shpejti nuk do të arrihet armëpushim ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Madrid, 17 shkurt 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Spanjës, Hoze Manuel Alvares, deklaroi sot se është herët për të biseduar për dërgimin e trupave në Ukrainë, duke theksuar se konsideron se së shpejti nuk do të arrihet armëpushim ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.
"Askush nuk po mendon të dërgojë ushtarë në Ukrainë, sepse paqja është ende larg", tha ai.
Albaresi deklaroi se mënyra më e shpejtë për të arritur paqen, e cila "nuk është vetëm një armëpushim", është të vazhdojë të dërgohet ndihmë në Ukrainë, raporton "Vanguardia".
"Unë nuk shoh paqe në horizont, megjithëse një nga mendimet është se si të ndihmohet që kjo paqe të vijë sa më shpejt të jetë e mundur. Në ditën kur propozohet paqja, duhet të shohim se për çfarë paqeje po flasim", shtoi Albarresi.
Foto: Arkivi i MIA-s