• сабота, 22 февруари 2025

Al Xhezira: Pritet që nesër Izraeli të lirojë 369 të burgosur palestinezë

Al Xhezira: Pritet që nesër Izraeli të lirojë 369 të burgosur palestinezë

Ramallah, 14 shkurt 2025 (MIA) - Izraeli pritet të lirojë nesër 369 palestinezë të burgosur, publikoi Shërbimi mediatik për të burgosurit palestinez (ASRA), transmeton Al Xhezira.

Sipas ASRA-s, duhet të lirohen 36 të burgosur të dënuar me burgim të përjetshëm dhe 333 të burgosur nga Rripi i Gazës të cilët u burgosën pa asnjë akuzë pas sulmit të 7 tetorit të vitit 2023.

Më herët sot, Hamasi dhe grupi i xhihadit Islamik palestinez kanë publikuar emrat e tre pengjeve izraelitë që do të lirohen nesër si pjesë e shkëmbimit.

Nga kabineti i kryeministrit izraelit konfirmuan se ata kishin marrë një listë të pengjeve të cilat Hamasi do t'i lirojë nesër, por refuzuan të thonë nëse kjo do të thotë se armëpushimi do të vazhdojë. rq/

Foto: EPA

 

 

Остани поврзан