• сабота, 22 февруари 2025

Al Shara: Dëshirojmë t'i ripërtërijmë lidhjet me SHBA-në, por ende nuk kemi kontakt me Trampin

Al Shara: Dëshirojmë t'i ripërtërijmë lidhjet me SHBA-në, por ende nuk kemi kontakt me Trampin

Damask, 4 shkurt 2025 (MIA) - Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al Shara sot deklaroi se qeveria e tij në ditët në vijim dëshiron t'i ripërtërijë lidhjet me SHBA-në, por se ende nuk ka kontakt me administratën e Donald Trampit.

Al Shara në intervistë për Ekonomist theksoi se trupat amerikane në Siri janë pa miriatimin e qeverisë siriane.

"Besoj se nuk duhet të ketë prani ilegale ushtarake në këtë vend. Duhet të ketë marrëveshje për prani ushtarake, ndërkaq nuk ka një marrëveshje të tillë mes nesh dhe SHBA-së. Kur bëhet fjalë për prnainë ushtarake ruse, ajo për momentin po shqyrtohet", theksoi Al Shara.

Sipas tij, sanksionet amerikane për Sirinë, të cilat janë ende në fuqi, paraqesin "rrezik të madh".

"Besoj se presidenti Tramp dëshiron paqe në rajon dhe se prioritet është heqja e sanksioneve. SHBA-ja nuk ka interes ta vazhdojë vuajtjen e popullit sirian", theksoi Al Shara.

Muajin e kaluar, mu para fundit të mandatit të vet, administrata e ish-presidentit amerikan Xho bajden vendosi lirim gjashtëmujor nga sanksionet për institucionet qeveritare siriane. Ambasada e SHBA-së në Damask i ndërpreu aktivitetet e veta në vitin 2012. ab/

foto: ЕPА

Остани поврзан