Aksios: Trampi po përballet me një vendim të rëndësishëm - të sulmojë infrastrukturën iraniane ose të vazhdojë bisedimet
- Presidenti amerikan Donald Trampi po përballet me një vendim të rëndësishëm nëse do ta zbatojë kërcënimin e tij për për shkatërrimin e infrastrukturës iraniane apo do ta vazhdojë afatin për t'u dhënë bisedimeve një shans tjetër, njoftoi Aksios.
Uashington, 7 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi po përballet me një vendim të rëndësishëm nëse do ta zbatojë kërcënimin e tij për për shkatërrimin e infrastrukturës iraniane apo do ta vazhdojë afatin për t'u dhënë bisedimeve një shans tjetër, njoftoi Aksios.
Trampi ka kërcënuar të shkatërrojë ura dhe termocentrale në të gjithë Iranin, që mund të ketë pasoja serioze për civilët dhe të shkaktojë hakmarrje në rajon.
Në të njëjtën kohë, ndërmjetësuesit nga Pakistani, Egjipti dhe Turqia po përpiqen të parandalojnë përshkallëzimin dhe të ndihmojnë në arritjen e një marrëveshjeje ose të paktën të shtyjnë afatin për një sulm të mundshëm.
Një funksionar i lartë i administratës deklaroi për Aksios se Trampi mund ta shtyjë vendimin nëse sheh përparim në bisedime, por se vendimi përfundimtar varet nga ai.
Megjithatë, oërfaqësues të mbrojtjes kanë shprehur dyshime se do të bëhet një vazhdim.
Sipas burimeve të njohura me diskutimet, Tramp ditëve të fundit ka biseduar për planet për të sulmuar urat dhe termocentralet iraniane, duke e quajtur operacionin e mundshëm "Dita e infrastrukturës".
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, liderët e Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe senatori Lindzi Graham i kanë bërë thirrje Uashingtonit të mos bjerë dakord për një armëpushim pa lëshime të rëndësishme nga Teherani, siç është rihapja e Ngushticës së Hormuzit ose heqja dorë nga uraniumi i pasuruar shumë.
Irani që atëherë ka paraqitur një përgjigje prej 10 pikash ndaj propozimeve të paqes, të cilat një zyrtar amerikan i përshkroi si "maksimaliste", por Shtëpia e Bardhë i interpretoi si një taktikë negociuese dhe jo si një refuzim të plotë.
Ndërmjetësit kanë paralajmëruar se procesi i vendimmarrjes në Iran është i ngadaltë dhe se mund të nevojitet përparim i mëtejshëm.
Tramp në një konferencë për shtyp deklaroi se "i gjithë vendi mund të shkatërrohet brenda natës", por shtoi se negociatat ende po përparonin dhe se pala tjetër po tregonte gatishmëri për të biseduar.
Sipas burimeve, një plan për një fushatë të përbashkët amerikano-izraelit për të bombarduar objektet energjetike iraniane është përgatitur tashmë dhe mund të zbatohet nëse presidenti i ShBA-së jep urdhër.
Foto: EPA